TË FUNDIT:

    Fitore Pacolli: Partitë opozitare po mundohen ta njollosin punën e mirë të Qeverisë Kurti

    ScanerPressMay 22, 20200
    1-101-696x408

    komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë ka mbajtur sot një takim lidhur me riatdhesimin e qytetarëve tanë gjatë situatës së krijuar nga pandemia Covid-19.

    Pas këtij takimi, deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Fitore Pacolli ka thënë para gazetarëve se partitë opozitare po mundohen ta njollosin punën e Qeverisë duke prezantuar shifra të pasakta, njofton Klan Kosova.

    “Deputetët e opozitës kanë për qëllim që ta mbulojnë punën e mirë të Qeverisë dhe tentojnë të gjejnë zbrazësia, por edhe të ndryshojnë statistikat duke dezinformuar qytetarët për të bërë që të duket se puna e Qeverisë nuk po bëhet ashtu siç duhet”.

    “Ne tashmë e dimë se Kosova renditet ndër vendet e para në botë që ka arritur ta menaxhojë situatën pandemike dhe në këtë mënyrë duke i ditur edhe dobësitë që i kemi si shtet, kemi arritur që me punën e palodhshme të qeverisë, ta parandalojmë përhapjen e virusit”.

    “Kosova është ballafaquar me kthimin e qytetarëve që kanë qenë jashtë shtetit në kohën kur kufijtë u mbyllën. Në këtë mënyrë ne jemi munduar që të menaxhojmë kthimin e qytetarëve jashtë shtetit dhe riatdhesimi ka shkuar në përputhje me situatën e këtyre personave”.

    Pacolli ka bërë të ditur se deri më tani janë kthyer mbi 2500 persona në Kosovë.

    “Numri i të kthyerve është bërë në përputhje me kapacitetet që kemi në Kosovë”.

    “Në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë janë prezantuar shifra që nuk e di se ku janë marrë. Ishte e papranueshme të thuhet se qytetarët janë sjellë në aeroport dhe iu është thënë ‘Zoti qarën ua bëftë’”.

    “Është komplet keqinformim i qytetarëve që po iu bëhet përmes partive opozitare që po mundohen ta njollosin punën e Qeverisë”.

     


    Rreth Nesh

    Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit ScanerPress.com. Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

    E-mail: [email protected]


    NA KONTAKTONI!

    NA TELEFONONI TEL/MOB: 044 555 555