Kanguri e sulmon keq djaloshin 5-vjeçar që po e mbronte motrën e vogël

Një djalë 5-vjeçar nga Australia ka pësuar gërvishtje të mëdha dhe traumë pasi e mbrojti motrën e vogël nga sulmi i një kanguri.
Motra e tij 3-vjeçare, Georgia, kishte dalë jashtë për të luajtur me vëllanë, por pa dashje i kishte frikësuar disa kangurë. Megjithatë, njëri prej tufës së kangurëve nuk kishte ikur. Kafsha e lartë 1.5 metra kishte filluar t’i sulmojë fëmijët, tha nëna e tyre, Holly Madden.
Djali me emrin Cooper në mënyrë instinktive kishte filluar të luftonte me kangurin dhe i kishte kërkuar motrës që të ikte, shkruan “Metro UK”, transmeton Gazeta Express.
“Ai ishte shumë trim. Vraponte dhe bërtiste që motra të ikte”, tha nëna e djalit, e cila ndodhej rreth 25 metra larg tyre.
Ajo tha se e ka parë kangurin duke e rrëzuar djalin në tokë dhe duke i kërcyer mbi kokë. “Cooper-i u përpoq të ngrihej, por unë i thashë që të qëndronte i shtrirë, sepse kanguri e rrëzoi përsëri”, tha zonja Madden.
“U frikësova shumë, e mora një shkop të kriketit dhe fillova të vrapoj duke u munduar ta frikësoj kangurin”, shtoi ajo.
Kafsha agresive më në fund kishte ikur, por e la djaloshin me gërvishtje të thella në krahë, kokë dhe shpinë.