TË FUNDIT:

    Adrit Krasniqi: Haxhi Avdyli asesi nuk po mund të shkëputet nga simpatia për PDK-në, ku e filloi karierën politike

    ScanerPressApril 6, 20200
    Adrit-Krasniqi-749x445-c

    Kryetari i RDK-së në Prizren i është kundërvënë Haxhi Avdylit, i cili e ka kritikuar kryetarin e PDK-së, për vizitën në Veri të Kosovës.

    Reagimi i plotë i kryetarit të RDK-së në Prizren:

    Ish kryetari i dështuar i degës së LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli, assesi nuk po mundet të shkëputet nga simpatia për PDK-në, që nga koha kur karrierën politike e filloi në PDK-në e Prizrenit.

    Ai sot qenka marrë me vizitën e Kryetarit të PDK-së Kadri Veseli që ia bëri veriut të vendit, vizitës së vetme nga liderët politikë të Kosovës. Z. Avdyi, para se të merresh me mënyrën se si i ka përshëndetur banorët e shkretë, të cilëve Kryeministri yt ia ka kthyer shpinën në këtë kohë pandemie, është dashur të brengosesh se pse kryeministri i zgjedhur nga vota jote, nuk mori mundin ta vizitojë veriun e Kosovës në kohën kur ata kanë më së shumti nevojë, apo edhe ti e justifikon z. Kurti, i cili veriun e vendit me marrëveshje për karantinim ia dhuroi Serbisë. Haxhi, ti rri në shtëpi, por kryeministri yt duhet ta trajtojë Veriun sikur kur ka qenë në opozitë, sikur tani kur është kryeministër i shkarkuar.


    Rreth Nesh

    Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit ScanerPress.com. Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

    E-mail: [email protected]


    NA KONTAKTONI!

    NA TELEFONONI TEL/MOB: 044 555 555