TË FUNDIT:

    Ja si të shihni botën live duke qëndruar në shtëpi!

    ScanerPressApril 4, 20200
    640-0-5e8868bd332ed
    mas3

    Koronavirusi ka paralizuar të gjithë botën. Tashmë këshilla primare nga Organizatat Botërore e Shëndetit, është izolimi si arma më e fortë që mund të luftojë virusin. Ndërkohë, për t’iu bërë sa më të lehtë qëndrimin në shtëpi, më poshtë ju sjellim disa mundësi se si të mund të shihni botën, përmes kamerës. Vërtet koronavirusi mund të ketë kufizuar lëvizjen tonë, por jo imagjinatën.

    Në Hapësirë

    Kjo është ndoshta video më e bukur nga të gjitha. Video live Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor, i cili po udhëton rreth 27.300 km / orë.

    Elefantët në Afrikën e Jugut

    Këto janë pamje nga Tembe Elephant Park, afër kufirit të Afrikës së Jugut me Mozambikun. Në shumicën e kohës, në pamje shfaqen elefantët, por herë pas here ka edhe kafshë të tjera që shfaqen si leopardë, luanë.

    Times Square, Nju Jork

    Është një nga vendet më të mbingarkuara në botë në periudha normale, tani zemra e Manhattan është e qetë ndërsa qyteti ka 50,000 raste të konfirmuara të koronavirusit. Reklamat e ndritshme në Times Square tani promovojnë shfaqje që askush nuk mund të marrë pjesë, veshje që askush nuk mund t’i blejë dhe qytete që askush nuk mund t’i vizitojë.

    Lapland

    Pamje 360 gradë nga Tailanda Veriore. Sigurisht në këtë sezon do të ishte i tejmbushur me turistë, por le ta shijojmë përmes këtyre pamjeve.

    Tailandë

    Është koha të ëndërrojmë me këto pamje. Mbase në një tjetër do ta shihnim plot këtë plazh në Tajlandë, tani ka më pak njerëz se zakonisht.

    Venecia

    Një nga qytetet më të bukura dhe më të vizituara në botë është izoluar. Italia është një ndër vendet më të prekura nga koronavirusi. Si rezultat, Venecia dhe pjesa tjetër e vendit kanë qenë nën masa të rrepta bllokimi për javë të tëra. Siç tregon dhe video e vendeve të ndryshme në Venecia, rrugët e shtruara janë të qeta dhe po kështu edhe kanalet e ujit. Aq të qetë, në fakt, sa janë më të qarta se kurrë./L.F-dritare.net


    Rreth Nesh

    Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit ScanerPress.com. Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

    E-mail: [email protected]


    NA KONTAKTONI!

    NA TELEFONONI TEL/MOB: 044 555 555