TË FUNDIT:

    Tayna foto nga Prizreni, a i theu rregullat e karantinës

    ScanerPressMarch 25, 20200
    3

    Reperja Tayna ka postuar një foto ku lokacioni i saj figuron në Prizren

    Dihet se këngëtarja që nga data 14 mars kishte udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pas kësaj date në Kosovë Qeveria kishte ndaluar fluturimet nga SHBA megjithatë këngëtarja duket se ka gjetur një mënyrë dhe është kthyer.

    Por, nuk dihet se si ajo ka arritur që të rikthehet në Kosovë pasi që Qeveria i ka pezulluar fluturimet nga të gjitha shtetet përpos atyre me leje speciale.

    Nëse do të ishte me leje speciale Tayna tani do të duhej të ishte në karantinën që është në konviktet në Qendrën e Studentëve të Universitetit të Prishtinës.

    Ende nuk dihet se si ka arritur reperja që të shkojë në Prizren dhe mos të jetë në karantinë në konvikte.

    Në foton që ajo ka postuar nga Prizreni ajo ka shkruar tashmë porosinë e zakonshme: Rrini në shtëpi.

    Megjithatë, ende nuk dihet se a është bërë kjo foto tani nga Prizreni apo është një ripostim i reperes nga Amerika i kësaj foto. /GazetaExpress/

    View this post on Instagram

    #rrinshpi

    A post shared by Tayna (@tayna) on





    Rreth Nesh

    Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit ScanerPress.com. Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

    E-mail: [email protected]


    NA KONTAKTONI!

    NA TELEFONONI TEL/MOB: 044 555 555