TË FUNDIT:

    Shkencëtarët flasin për ekzistimin e planetit që do të shkatërrojë Tokën

    ScanerPressMarch 20, 20200
    3

    Sigurisht keni dëgjuar për teoritë e konspiracionit, të cilat në mënyrë të vazhdueshme thonë se Toka do të shkatërrohet nga planeti X ose Nibiru, ndërsa ekzistimin e tij NASA asnjëherë nuk e ka konfirmuar.

    Duket se shkencëtarët tash kanë nisur të ndryshojnë mendimin dhe thonë se nuk hedhin poshtë mundësinë për ekzistimin e tij.

    Astronomët megjithatë kanë gjetur fakte se ekziston një planet i padukshëm në sistemin tonë diellor.

    “Ekzistojnë pesë linja të fakteve të vëzhgimit, të cilat dëshmojnë për ekzistimin e planetit të nëntë”, thotë astro-fizikani Konstantin Batijin, i cili shpreson që në bashkëpunim me mentorin e tij, profesorin Mike Brown, në pesë vjetët e ardhshëm do të gjejnë vendndodhjen e planetit.

    Ai thotë se nuk ka shanse që planeti X ose Nibiru t’i afrohet Tokës dhe se nuk paraqet rrezik.

    Fakti më u fuqishëm është ekzistimi i pranisë së valëve të gravitetit, të cilat mund të detektohen në ndërveprim me objektet tjera në Sistemin Diellor, të cilat janë shumë të fuqishme dhe vijnë nga një distancë e madhe, transmeton KosovaPress.

    Dy shkencëtarët besojnë se planeti misterioz është dhjetë herë më i madh se sa Toka.

    Për vendndodhjen e planetit atyre do t’iu ndihmojë teleskopi Subaru, ndërsa punën e tyre ata e kryejnë nga observatoriumi në Havaje.

     


    Rreth Nesh

    Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit ScanerPress.com. Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

    E-mail: [email protected]


    NA KONTAKTONI!

    NA TELEFONONI TEL/MOB: 044 555 555