TË FUNDIT:

    Kur do të rinisë Serie A?

    ScanerPressMarch 16, 20200
    2

    9 maji, kjo është data e caktuar nga 20 klubet për të rinisë Serie A

    Për shkak të koronavirusit, Serie A, ashtu si dhe shumë liga tjera, janë ndërpre deri në fillim të prillit.

    Po, duket e pamundur që të rivendoset normaliteti deri më 3 prill andaj gjatë ditës së sotme20 klubet pjesë e Ligës kryesore italiane, zhvilluan një video-konferencë, ku diskutuan për problematikat që po kalon futbolli në vend, raporton Gazeta Express.

    Sipas mediave në Itali, 20 klubet vendosën unanimisht 9 majin si datën e fundit dhe më të mundshmen për të rinisur kampionatin.

    paraprakisht duhet pritur edhe çfarë do të vendoset në mbledhjen e nesërme të UEFA-s, por klubet kanë diskutuar për përfshirjen e një rregulli të jashtëzakonshëm, që zgjat automatikisht kontratat e lojtarëve me klubet deri më 15 korrik, me qëllim që të mund të mbyllet sezoni normalisht.

    Nesër, UEFA në një videokonferencë të thirrur me 55 anëtarët e saj, do të diskutojë për fatin e Kampionatit Evropian që rrezikon të shtyhet deri më 2021 dhe po ashtu do të diskutohet edhe për ligat.

    Ka zëra që mund të mos rinisin fare dhe liderët e ligave përkatëse, mund të shpallen kampion për sezonin 2019/20. /Gazeta Express/


    Rreth Nesh

    Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit ScanerPress.com. Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

    E-mail: [email protected]


    NA KONTAKTONI!

    NA TELEFONONI TEL/MOB: 044 555 555