TË FUNDIT:

    Si kryhet testi për Covid-19

    ScanerPressMarch 15, 20200
    2

    Qendra për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) sugjerojnë që të kontaktoni me mjekun nëse keni simptoma si kollë, probleme me frymëmarrjen, ethe dhe temperature.

    Sigurisht që të pasurit simptoma jo detyrimisht do të shoqërohet me kryerjen e testit për Covid-19 pasi mjekët mund të konstatojnë që keni ftohje, grip ose ndonjë alergji sezonale.

    Në rastet kur mjekët dyshojnë se mund të jeni prekur nga koronavirusi, kryhet testi, që vjen në disa forma.

    1) Marrja e një mostre në zonën e hundës ose fytit. Kjo realizohet me mjete të ngjashme me kunjat me pambuk për veshët.

    2) Marrja e mostrës në hundë. Kjo metodë përfshin injektimin e një tretësire të kripur në hundë dhe më pas heqjen e saj përmes thithjes nëpërmjet pajisjeve.

    3) Një tub i hollë me dritë i quajtur bronkoskop vendoset në gojë dhe mushkëri, ku mblidhet një mostër për analiza.

    4) Një test pështyme. Nëse keni një kollë me gëlbazë, mund të kërkohet që pacienti të kollitet dhe të nxjerrë pështymën, e cila përdoret si mostër.

    5) Test gjaku. Bëhet fjalë për testin standard të gjakut.

    Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave ka aprovuar testin e shpejtë për koronavirusin, që zhvillohet duke marrë mostra nga hunda, fyti dhe mushkëritë.


    Rreth Nesh

    Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit ScanerPress.com. Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

    E-mail: [email protected]


    NA KONTAKTONI!

    NA TELEFONONI TEL/MOB: 044 555 555