TË FUNDIT:

    Shitet makina më e shtrenjtë në histori, FOTO

    ScanerPressFebruary 7, 20200

    Kompania e njohur e makinave të rralla për tepër të shtrenjta ka vendosur një rekord në treg.

    Bugatti ka krijuar dhe ka shitur makinën më të shtrenjtë në histori për gati 18 milionë euro.

    “La Voiture Noire”, që do të thotë “Makina e Zezë”, u ndërtua për të festuar 110 vjetorin e krijimit të firmës, dhe emri nderon rrënjët franceze.

    “Bugatti” u themelua si kompani franceze në vitin 1909 nga dizenjuesi italian Ettore Bugatti, në qytetin Molsheim të Alsasës, Francë, por që në atë kohë i përkiste Gjermanisë.

    Ky model shërben për të përkujtuar Type 57 Atlantic Coupe, në vitet 1930, të dizenjuara nga djali i Ettore Bugatti-t, Zhani, të cilën ai e quajti “La Voiture Noire”.

    Shifra marramendëse me të cilën është shitur kjo makinë ndoshta do të kërkojë shumë kohë që të kalohet ndonjë tjetër blerje e “çmendur” e këtij lloji. Me këtë shumë mund të blihen rreth 200 makina luksoze, që kapin shifrën e 100 mijë eurove.

     


    Rreth Nesh

    Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit ScanerPress.com. Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

    E-mail: [email protected]


    NA KONTAKTONI!

    NA TELEFONONI TEL/MOB: 044 555 555